VIDEO/ Feston si i çmendur, Mourinho: ‘Sonte isha 12 vjeç’

VIDEO/ Feston si i çmendur, Mourinho: ‘Sonte isha 12 vjeç’

10:38, 13/09/2021

Roma nën urdhrat e Jose Mourinhos duke si një nga skuadrat më të frikshme.

Për Mourinhon fitorja e sotme ishte e veçantë, ngase ishte e 1000-ta në karrierë si profesionistë.

Roma barazoi një rekord që nuk e kishte arritur që nga viti 2017.

Sipas OptaPaolo, Roma ka fituar gjashtë ndeshje radhazi në shtëpi në kuadër të të gjitha garave për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2017.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli pas fitores së fundit kundër Sassuolo.

“Gjatë javës isha një gënjeshtar edhe për veten time, doja të bindja veten se nuk ishte një lojë e veçantë por është shumë e veçantë. 1,000 ndeshje janë shumë dhe nuk doja një humbje, kisha frikë të humbisja.

Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme, mund të kishte përfunduar 6-6 ose ata mund të kishin fituar për shkak të pritjeve të Rui Patricio.

Ne humbëm disa gola me portën bosh, ishte një lojë e jashtëzakonshme.

Sot nuk isha 58 por 12 vjec, ishte ndeshja e një fëmije. Unë tashmë i kam kërkuar falje Dionisit, e përgëzoj. Ishte një ndeshje fantastike", u shpreh Mourinho..

Ndeshja mes Romës dhe Sasuolos përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së Mourihnos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco