Marius Zena/ Talenti i Dinamos në provë 2-javore te Valencia

Marius Zena/ Talenti i Dinamos në provë 2-javore te Valencia

12:11, 07/09/2021

Me rikthimin në Kategorinë Superiore, te Dinamo janë hedhur “piketat’ edhe për të ardhmen, ku po punohet mjaft mirë tek ekipet e moshave.

Në ekipet zinxhir të bluve po rriten talente, që po vëzhgohen edhe nga klube të tjerë, madje edhe jashtë vendit.

Rasti konkret është Marius Zena, i cili është pikasur nga klubi spanjoll i Valencias.

Talenti 17-vjeçar, i cili aktivizohet në radhët e Dinamos U-19 që drejtohet nga Erion Xhafa, është thirrur nga klubi i famshëm spanjoll për një provë 2-javore.

Trajneri i tij, Erjon Xhafa, thotë se Zena është një prej talenteve, i cili ka spikatur që nga ekipet e moshave.

Shqipëria ka talente të cilët vazhdojnë që të bien në sy dhe të firmosin në klube të huaja të njohura, apo dhe në akademi mjaft cilësore dhe me emër, duke i shfrytëzuar si trampolinë për të perfeksionuar edhe më shumë bagazhin e tyre tekniko-taktik.

Një ndër ta është dhe Marius Zena, 17-vjeçari i cili ka shansin të hedhë hapin e madh në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco