Enea Bitri shënon përsëri për Astanën në Europa League

Enea Bitri shënon përsëri për Astanën në Europa League

20:25, 05/08/2021

Enea Bitri godet përsëri dhe përsëri në minutën shtesë. Mbrojtësi, i cili u largua nga Partizani për të nisur një etapë të re të karrierës tek Astana në Kazakistan, ka shënuar në ndeshjen e dytë radhazi në Ligën e Konferencës, e përsëri në minutën e fundit të ndeshjes.

Nëse ndaj AEK të Athinës goli i tij siguroi kalimin e turit, sot në ndeshjen e parë ndaj KuPS në turin e tretë të turneut, mbrojtësi shqiptar shënoi golin i cili vulosi barazimin përfundimtar 1-1 që ua bën më të thjeshtë kazakëve duelin e kthimit në shtëpi.

I dalë në ndihmë të sulmit në minuta e fundit, ai lëshoi një gjuajtje të cilën portieri kundërshtar nuk arriti ta ndalte, duke tundur rrjetën për të shkruar përsëri emrin në listën e golashënuesve e duke vazhduar këtë seri interesante golash të rëndë për skuadrën e Astanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco