E pabesueshme/ Barcelona zyrtarizon lajmin për të ardhmen e Leo Messit

E pabesueshme/ Barcelona zyrtarizon lajmin për të ardhmen e Leo Messit

20:04, 05/08/2021

Lionel Mesi nuk do të vazhdojë karrierën e tij me Barcelonën.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas, i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Katalonjë.

Në njoftimin e klubit katalanas shkruhet: Leo Messi ka vendosur të mos qëndrojë te FC Barcelona

Pavarësisht se klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje dhe synimi i tyre i qartë për të nënshkruar kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore

Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur marrëveshje dhe synimin e qartë që të dy palët të nënshkruajnë kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle).

Si pasojë e kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët pendohen thellë që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të plotësohen përfundimisht.

FC Barcelona shpreh përzemërsisht mirënjohjen ndaj lojtarit për kontributin e dhënë dhe i uron të gjitha të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco