Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

U-18/ Publikohet lista e kuqezinjve për ndeshjen me Italinë

U-18/ Publikohet lista e kuqezinjve për ndeshjen me Italinë

19:42, 05/08/2021

Përkrah Kombëtares U-19, që do të luajë ndaj Italisë U-19 më 13 gusht, edhe Shqipëria U-18 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve italianë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari do të nisin grumbullimin më 6 gusht në Shqipëri, përpara se të udhëtojnë drejt Italisë dhe do ta përmbyllin më 12 gusht, datë kur edhe do të zhvillohet miqësorja.

Tekniku Behari ka bërë ditën e sotme publike listën me 20 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, ku pjesa më e madhe e të grumbulluarve janë pjesë e kampionatit shqiptar, por edhe futbollistë që luajnë në Europë.

Ardi Behari ka bërë disa seleksionime përgjatë këtij viti, si dhe ka qenë pjesë e seleksionimeve dhe grumbullimeve që trajnerët e tjerë të ekipeve zinxhir të moshave kanë zhvilluar, duke vëzhguar nga afër elementët që mund t’i shërbejnë në të ardhmen Kombëtares së madhe.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Simon Simoni (Shënkolli), Ortelio Biba (Internacional)

Mbrojtës: Alesio Stafa (Pepa), Greg Sota (Internacional),  Mateo Cipi (Flamurtari), Khalil Thaleb (Internacional),  Xhuliano Kaceli (Shënkolli), Bilario Azizi (Torino),  Adrian Prendi (Shënkolli), Jurgen Tahiri (Cagliari

Mesfushorë: Gjergji Kote (Internacional), Dario Daka (Leçe), Enea Topi (Apolonia), William Cungu (Vllaznia), Boid Nako (Football Republic)

Sulmues: Mattia Cupani (Campodarcego), Arseld Halilaj (Akademia Futbollit), Ardit Lika (Livorno), Dijar Nikqi (Akademia Futbollit), Endri Celaj (Verona).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco