Policia zbardh detaje nga vdekja e djalit 18-vjeçar të Mikael Balak

Policia zbardh detaje nga vdekja e djalit 18-vjeçar të Mikael Balak

18:18, 05/08/2021

Mikael Balak, legjenda e futbollit gjerman, me 98 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij ku ishte edhe kapiten, ka marrë sot lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të djalit të tij 18-vjeçar, Emilio.

Ky i fundit ka humbur jetën në një aksident me kuad (motor me katër rrota), në orët pas mesnatës së të mërkurës.

Një aksident që ka ndodhur në pronat e familjes Balak në Portugali, sipas informacioneve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Troia, një lokalitet në jug të Lisbonës, ku familja Balak kishte një vilë.

“Aksidenti ndodhi brenda pronës së familjes. Personi që drejtonte këtë kuad nuk gjendej në një rrugë publike dhe ishte i vetmi mjet i përfshirë në aksident”, janë fjalët e policit Horge Santos për “Daily Mail”, duke treguar detajet e ngjarjes së rëndë.

Emilio Balak mendohet se po bënte xhiro në terrenin brenda territorit të pronës, kur mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë atë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 2:00. Edhe pse mjetet e zjarrfikësve si dhe ambulancat e specializuara ishin me shpejtësi në vendngjarje, ata nuk arritën që të mbanin në jetë adoleshentin, i cili u shpall i vdekur në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco