Kombëtarja shqiptare konfirmon lajmin për sistemin VAR

Kombëtarja shqiptare konfirmon lajmin për sistemin VAR

17:27, 05/08/2021

Ndeshja e kombëtares kuqezi me Hungarinë në “Air Albania” do të jetë e para që do të luhet nën monitorimin e moviolës në fushë në vendin tonë, teksa konfirmohet se kombëtarja shqiptare, në ndeshjet e saj të radhës do të ketë edhe VAR-in vëzhgues.

UEFA bëri të ditur se si konsenguencë e një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, organ ku është anëtar dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në muajin korrik që lamë pas, sistemi i Video Asistan Referee, VAR, do të përdoret me konsensusin e FIFA-s, në të gjitha ndeshjet e mbetura, të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sistemi do të jetë operativ që nga raundi i katërt i ndeshjeve dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura duke nisur nga shtatori.

Kjo do të thotë se Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj të radhës, atë me Poloninë në Varshavë në 2 shtator dhe përballë Hungarisë në “Air Albania” 3 ditë më pas me sistemin e moviolës në fushë.

Aktualisht në komunitetin e futbollit shqiptar, Enea Jorgji, është i çertifikuar si arbitër i VAR, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çoka janë çertifikuar si AVAR, asistentë të VAR me kurset që kanë bërë në dy vitet e fundit pranë UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco