Një tjetër pistë shtohet për të ardhmen e Rei Manajt, e kërkon edhe skuadra e njohur izrealite

Një tjetër pistë shtohet për të ardhmen e Rei Manajt, e kërkon edhe skuadra e njohur izrealite

15:45, 05/08/2021

Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj ka treguar një formë mjaft të mirë në përgatitjet e sezonit të ri me Barcelonën, duke bërë që disa skuadra të njohura të shfaqin interesim për të.

Kështu, pas Sasuolos, Betisit, Kadizit dhe Famalikaos, interesim për 24 vjeçarin ka shfaqur edhe skuadra izraelite e Makabi Tel Aviv.

Sipas “Dairo Sport” klubi i famshëm izraelit i ka ofruar Barcelonës shifrën e 1.5 milionë eurove për 50 për qind të kartonit të Rei Manajt, duke iu afruar kështu kërkesës së klubit për shitjen e talentit kuqezi të rritur mes Kremonezes dhe Interit. Gjithsesi, diçka më konkrete do të mësohet në ditët në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco