Kosova mbyll garat në “Tokio 2020”, dy medalje të arta

Kosova mbyll garat në “Tokio 2020”, dy medalje të arta

15:22, 05/08/2021

Egzon Shala ishte garuesi i fundit i Kosovës që përfundoi garën e tij në mundje.  Shala pati një paraqitje të mirë ku arriti deri në çerekfinale por më pas ishte i pafat dhe mbeti pa medalje. Megjithatë Kosova ka arritur sukses mjaft të madhe në këtë Olimpiadë, duke arritur ti rrëmbejë dy medalje të arta.

Fillimisht ishte Distria Krasniqi që fitoi të artën në xhudo kategorinë deri 47 kg e një gjë të tillë e bëri edhe Nora Gjakova në konkurrencën e saj deri në 57kg.

11 garues dhe dy medalje të arta të fituar, një sukses i jashtëzakonshëm ky për vendin tonë që aktualisht gjindet para shteteve si Spanja dhe Serbia në renditjen e medaljeve të fituara në “Tokyo 2020”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco