U-17/ Kuqezinjtë, seancë stërvitore nën urdhrat e Bulkut

U-17/ Kuqezinjtë, seancë stërvitore nën urdhrat e Bulkut

15:15, 05/08/2021

Shqipëria e 17 vje?arëve ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë stërvitore, me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar, dhe që kanë qenë pjesë e grumbullimeve dhe seleksionimeve të zhvilluara gjatë këtij viti nga trajneri Ervin Bulku dhe stafi i tij.

Në seancën stërvitore që u zhvillua në Qendrën Sportive Kamëz, nën urdhrat e trajnerit Bulku ishin 19 lojtarë të vitlindjeve 2005-2006. Seanca stërvitore ishte e përqendruar në aspektin fizik, me trajnerin dhe stafin e tij që panë nga afër gjendjen e lojtarëve në këtë periudhë ndërprerjeje të aktivitetit futbollistik.

Lojtarët e grumbulluar morën porosi të ve?anta nga stafi teknik për të punuar akoma më shumë në aspektin fizik në prag të sezonit të ri futbollistik.

Kuqezinjtë 17 vje?arë janë duke u përgatitur për “Qualifying Round” të Europianit dhe janë shortuar në një grup me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut, me këta të fundit që janë dhe organizatorët e turneut. Skuadra do të zhvillojë në muajin shtator dhe dy ndeshje vëllazërore me bashkëmoshatarët e tyre të Kosovës, që do t’i shërbejnë trajnerit Bulku për të krijuar ide më të qarta rreth grupit, në prag të ndeshjeve kualifikuese.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco