Ish-trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi: Belgët kanë probleme në sulm, ja çfarë duhet të bëjë Laçi

Ish-trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi: Belgët kanë probleme në sulm, ja çfarë duhet të bëjë Laçi

14:48, 05/08/2021

Besnik Hasi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka arritur të fitojë gjithçka në futbollin belg, ku tek Anderlehti ka dalë kampion si lojtar dhe trajner.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Hasi mes të tjerash u shpreh: “Anderlehti po kalon disa momente të vështira në 2-3 vitet e fundit, sepse kanë pasur probleme financiare. Janë ndryshuar disa gjëra dhe ka ardhur një legjendë e klubit, Vincent Kompani, një personalitet i futbollit belg dhe botëror që ka një vizion shumë pozitiv. Anderlehti luan një futboll dominant, e luajnë topin gjatë gjithë kohës. Në këtë moment ndoshta nuk kanë një ‘vrasës’ përpara për të shënuar golat, mirëpo mbizotërimin e topit do ta kenë gjithë kohës.

E vetmja pikë e dobët ka të bëjë me finalizimin, duke mos e konkretizuar lojën që bëjnë. Nuk shikoj ndonjë gjë tjetër. Nëse Anderlehti luan në nivelin e tyre nuk ka shanse, ndërsa në realitet jo. Laçi s’duhet ta fusë veten në presion për të kaluar patjetër Anderlehtin. Ata duhet të bëjnë maksimumin në atë ndeshje dhe çdo rezultat që do të arrijnë do të jetë pozitive. Laçi ka disa pika të mira, që i pashë në ndeshjen e fundit dhe për mua janë në rregull”, u shpreh Hasi për Panorama Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco