‘Mendova se kisha humbur syrin’, sportisti anglez braktis garën në not

‘Mendova se kisha humbur syrin’, sportisti anglez braktis garën në not

14:32, 05/08/2021

Notari i ekipit të Britanisë së Madhe, Hector Pardoe u detyrua të tërhiqej nga gara e tij pasi aksidentalisht me bërryl goditi syrin.”Në xhiron e fundit mora një bërryl në fytyrë, mendova se kisha humbur syrin, nuk mund të shihja asgjë.” U shpreh Pardoe.

Mjekët kontrolluan notarin dhe siguruan se çdo gjë ishte në rregull.Atleti gjerman Florian Wellbrock fitoi medaljen e artë me një performancë dominuese.

Para incidentit, 20-vjeçari që debuton në Lojërat Olimpike po zhvillonte një garë të mirë dhe ishte shumë pranë arritjes së podiumit, por dëmtimi i syrit detyroi sportistin të braktiste garën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco