Guardiola thur elozhe për Lukakun: I fortë dhe i shpejtë, na ndëshkonte sa herë luanim

Guardiola thur elozhe për Lukakun: I fortë dhe i shpejtë, na ndëshkonte sa herë luanim

13:43, 05/08/2021

Pep Guardiola është dikush që nga sulmuesit merr vesh, spanjolli ka drejtuar shumë yje në karrierën e tij, nga Messi e deri te Aguero.

Trajneri i Manchester City-t, teksa diskutohet për një rikthim të mundshëm të Romelu Lukakut në Premier League, te Chelsea, nuk i kursen lëvdatat për belgun duke e konsideruar një ndër sulmuesit më të mirë në botë.

“Lukaku kur ishte 24-vjeç kishte shënuar 100 gola në Premier League, jo keq apo jo. Pastaj në pasimet e gjata e dimë se çfarë bën, është i shpejtë dhe i fortë. E kam parë kur luante me Everton me mikun tim Ronald Koeman, na ndëshkoi brenda në Etihad Stadium, dhe na ndëshkoi edhe në Goodison Park.

Është i shpejtë, të ndihmon të mbash topin, dhe po ashtu jep një ndihmesë të parë për të bërë lëvizjet me lojtarët e tjerë, në këtë aspekt është më i miri. Mund ta konsiderojmë pa frikë një sulmues të nivelit botëror”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco