Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Basketboll, Tokyo2020/ SHBA mposht Australinë dhe arrin finalen

Basketboll, Tokyo2020/ SHBA mposht Australinë dhe arrin finalen

13:11, 05/08/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll arritën në finale të Lojrave Olimpike “Tokio 2020”. SHBA-të triumfuan ndaj Australisë me rezultat 97-78 duke siguruar kalimin në finale edhe pse kombëtarja e Australisë e nisi më mirë ndeshjen dhe patën epërsi gjatë pothuajse tërë pjesës së parë që mbyll me epërsi 45-42.

Amerikanët u rikthyen furishëm në çerekun e tretë, të cilin e fituan me rezultat 32-10, ndërsa në fund arritën të fitojnë me rezultat 97-78. Më meritorët për fitoren e Amerikës ishin Kevin Durant me 23 pikë, nëntë kërcime, dy asiste dhe Devin Buker me 20 pikë, tre kërcime, një asist. Te australianët më i miri ishte Peti Millsh me 15 pikë, pesë kërcime dhe 8 asiste.

SHBA në finale e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Sllovenisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco