Vlera e klubeve shqiptare/  Tirana më e shtrenjta, Dinamo kalon Partizanin në renditje

Vlera e klubeve shqiptare/ Tirana më e shtrenjta, Dinamo kalon Partizanin në renditje

12:47, 05/08/2021

Pas largimit të Jurgen Bardhit, që vlerësohej 350 mijë euro nga “Transfermarkt”, vlera e Partizanit ka rënë nga 4.15 milionë euro në 3.80 milionë euro. Kjo rënie i ka zbritur “demat e kuq” nga vendi i tretë si ekipi më i shtrenjtë në Superiore, në vendin e pestë.

Ekipe më pak të vlerësuara aktualisht në kampionatin shqiptar janë Skënderbeu, Egnatia, Kastrioti, Vllaznia e Kukësi. Edhe klubi i Dinamos, që është ngjitur vetëm këtë sezon në Superiore, vlerësohet më shumë se Partizani me 4 milionë euro. Ndërsa tri ekipet e tjera mbi Partizanin janë Tirana (4.5 milionë euro), Teuta (4.48 milionë euro) dhe Laçi (4 milionë euro). Megjithatë, merkatoja është ende e gjatë dhe Partizani pritet të bëjë edhe disa afrime të tjera që do ta rrisnin edhe më shumë vlerën e klubit.

Pas largimit të Bardhit që ishte dhe lojtari më i shtrenjtë sipas “Transfermarkt”, fronin e ka marrë Stenio Zhunior që vlerësohet 325 mijë euro, po aq sa mbrojtësi i majtë Emiljano Musta. Ndërsa i treti, renditet Herald Marku me 300 mijë euro. Kujtojmë se Partizanit i janë larguar më herët edhe vlera shumë më të mëdha të kartonëve, siç ishin Mala, Çinari, Hasani dhe Jasir Asani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco