Blindohet dashuria Bayern-Kimmich/ Lojtari nuk ka nevojë për agjent, shkon e rinovon vetë

Blindohet dashuria Bayern-Kimmich/ Lojtari nuk ka nevojë për agjent, shkon e rinovon vetë

11:07, 05/08/2021

Bayern Munchen vijojë të programojë ekipin e së ardhmes duke "blinduar" lojtarët më të rëndësishëm edhe pse Goretzka me Coman ende nuk janë bindur për të rinovuar kontratat.

Gjithsesi, në pritje të tyre, drejtuesit nuk kanë vonuar të hapin negociatat me Joshua Kimmich për të zgjatur kontratën dhe Gazeta Bild raporton se klubi është gati të mbyllë rinovimin e mbrojtësit deri në vitin 2026. Gjermani, i cili përfundon kontratën e tij në 2023, do të përfitojë dyfishin e asaj që merr aktualisht dhe do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në skuadër, vetëm pas Leëandoëski.

Mbetet vetëm për mesfushorin gjerman që të vulos firmën e tij që marrëveshja të jetë zyrtare, pavarësisht interesit në hije nga Real Madridit për të marrë shërbimet e tij.

Sipas Besoccer, Florentino Perez i ka ofruar atij 15 milionë neto pagë por përkundër kësaj, lojtari gjerman synon të qëndrojë në Mynih. Përveç kësaj, Kimmich ka udhëhequr personalisht negociatat me drejtuesit për të rinovuar pasi nuk kishte një agjent dhe është ndër rastet e rralla kur lojtarët vendosin të përfaqësohen vet në bisedime. Diçka të tillë e bëri Kevin De Bruyne i cili nuk mori agjent dhe sigurisht bonuset e rinovimit i futi në xhepin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco