Lukaku drejt largimit nga Inter, drejtuesit e klubit zikaltër po mendojnë për zëvendësuesin e sulmuesit belg

Lukaku drejt largimit nga Inter, drejtuesit e klubit zikaltër po mendojnë për zëvendësuesin e sulmuesit belg

10:35, 05/08/2021

Romelu Lukaku duket gjithnjë e më pranë rikthimit në Premier League. Sulmuesi belg pritet të largohet nga Inter për të firmosur me Chelsean, një skuadër me të cilën ka luajtur edhe më parë.

Zikaltërit kanë nevojë për para dhe oferta e Bluve të Londrës nuk mund të refuzohej nga ata. Duke parë situatën, drejtuesit e klubit Lombard  po mendojnë për zëvendësuesin e Lukakut. Emrat që janë në listën e vogël të drejtuesve të Interit, deri më tani janë tre.

Bëhet fjalë për Duvan Zapatën, Dushan Vlahovic dhe Edin Dzekon.

Për të parin, duhet një ofertë e kënaqshme. Atalanta do ta shiste Zapatën vetëm nëse vjen një ofertë prej të paktën 45-50 milionë eurosh plus bonuset.

Për emrin e dytë në listë, problem i është mosha e tij (35 vjeç), një faktor që shqetëson shumë drejtuesit, por që jep garanci pasi është një lojtar me tepër cilësi.

 Çështja Vlahovic është disi edhe më e komplikuar. Futbolllisti serb pëlqehet shumë nga presidenti i Fiores, Commisso, pasi ka qenë simbol i epokës së tij. Ky i fundit po mendon t’i ofrojë rinovimin lojtarit.

Raiola propozuar Kean, por Marotta nuk është e interesuar. Inzaghi kishte pyetur për Scamacca dhe dje Interi u takuan me Carnevali me të cilin biseduam për Raspadorin .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco