Isco hap dritën jeshile, Milani gati të rrëmbejë mesfushorin e talentuar

Isco hap dritën jeshile, Milani gati të rrëmbejë mesfushorin e talentuar

10:24, 05/08/2021

Sipas mediave spanjolle, Isco është i gatshëm të largohet nga Spanja nëse merr një ofertë të mirë në ndonjë klub evropian.

Mesfushori e ndjen se aventura e tij në Madrid ka përfunduar, dhe dëshiron të nënshkruaj në një ekip ku do të ketë rol më të madh në formacion.

Në anën tjetër edhe Real Madridi është i gatshëm të largojë futbollistin e saj për një ofertë rreth 20 milionë euro.

29-vjeçari, ka interesim nga disa ekipe italiane si Milan, Inter dhe Napoli.

Spanjolli, sezonin e kaluar zhvilloi 29 ndeshje me fanellën e Real Madridit në të gjitha garat, duke realizuar dy asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco