Carragher përfshihet në debatin Kane: ‘Sjellja e sulmuesit është jo etike’

Carragher përfshihet në debatin Kane: ‘Sjellja e sulmuesit është jo etike’

10:00, 05/08/2021

Transferimi i mundshëm i sulmuesit nga Tottenham në City vazhdon të ngrejë pluhur.

 

I fundit që u përfshi dhe shigjetoi ishte ish -lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher. "Ajo që më shqetëson është mënyra se si ai po përpiqet të marrë transferimin, duke mos u shfaqur në stërvitje. Mos e prish reputacionin tuaj për këtë, gjithmonë mendoni për emrin tuaj dhe pozicionin tuaj në sport," paralajmëroi ai.

Kane nuk është paraqitur prej ditësh në kampion stërvitor të ekipit sjellje kjo që nuk u tolerua nga drejtuesit e klubit duke i vendosur edhe një gjobë të majme.

Sipas mediave britanike Harry Kane është i vendosur për tu larguar nga klubi dhe këtë vendim ja ka përcjellë edhe drejtuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco