Harry Kane nuk paraqitet në stërvitjet e Tottenhamit, largimi fakt i kryer

Harry Kane nuk paraqitet në stërvitjet e Tottenhamit, largimi fakt i kryer

13:24, 02/08/2021

Harry Kane nuk ka shkuar në qendrën stërvitore të Tottenhamit për ushtrimet parasezonale, në një kohë thashethemesh për të ardhmen e tij në klubin londinez.Sulmuesi anglez duhej të paraqitej në qendrën Hotspur Way të hënën në mëngjes, pas pushimit veror, por ai mungoi.

Në maj ishte raportuar nga mediat angleze se Kane e kishte njoftuar Tottenhamin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, me Manchester City dhe Chelsean që kanë shfaqur interesim për të.

Në fund të korrikut, Manchester City e bëri një ofertë prej 116 milionë eurove për kapitenin e Kombëtares së Anglisë.

Kane vlerësohet rreth 140 milionë euro dhe Tottenhami dëshiron ta mbajë në ekip, megjithëse 28-vjeçari beson se e ka një marrëveshje zotërinjsh me shefin e klubit Daniel Levy për t’u larguar këtë verë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco