Nagelsmann: Bisedova me Goretzka, jam i bindur që do të rinovojë me Bayernin

Nagelsmann: Bisedova me Goretzka, jam i bindur që do të rinovojë me Bayernin

10:12, 02/08/2021

Leon Goretzka është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munchen. Mesfushori gjerman është rritur shumë prej momentit kur u bë pjesë e skuadrës bavareze (2018).

Mesfushori kërkon të jetë ndër më të paguarit te rekordmenët e futbollit gjermanë, por palët nuk po arrijnë të gjejnë marrëveshjen e zgjatjes së bashkëpunimit.

Manchester United po monitoron situatën, ndërsa Julian Nagelsmann është i bindur që 26-vjeçari do rinovojë dhe do vazhdojë të luajë me Bayernin.

“Unë qëndroj jashtë këtyre çështjeve, nuk merrem me rinovimin e lojtarëve. Sigurisht që kam biseduar me Goretzka, i kam treguar planet që kam me të.

I kam thënë se do të lumturohesha shumë nëse ai do rinovonte kontratën. Jam i bindur që kështu do të ndodhë. Sigurisht që ka disa çështje kur bëhet fjalë për diskutimin e zgjatjes së një kontrate.

Unë do të vazhdoj të përqendrohem në anën sportive të gjërave. Do t’i tregoj atij se mund të jetë një nga mesfushorët më të rrezikshëm në Evropë. Ai ka potencial për t’u bërë edhe më i mirë si futbollist“,deklaroi trajneri i Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco