Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO/ Xhakomo Vrioni shënon golin e parë në Austri

VIDEO/ Xhakomo Vrioni shënon golin e parë në Austri

19:05, 01/08/2021

Xhakomo Vrioni vazhdon të tregojë formë të mirë teksa ditën e sotme ka realizuar gol me fanellën e skuadrës austriake Tirolit.

Sulmuesi i Kombëtares ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh në minutat shtesë të pjesës së parë duke dërguar në avantazh Tirolin.

Ky është goli i parë në kampionatin austriak për Vrionin, i cili shënoi që në debutim pasi në sfidën e parë ku Tiroli barazoi 1-1 me Admirën, sulmues shqiptar nuk ishte i grumbulluar me skuadrën për shkak dëmtimi.

Një paraqitje mjaft e mirë e Vrionit, i cili shpresat i ka për një aktivizim në radhët e ekipit të parë të Juves, skuadra që zotëron dhe kartonin e shqiptarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco