Pas Karim Benzema, një tjetër futbollist infektohet me Covid-19 te Real Madridi

Pas Karim Benzema, një tjetër futbollist infektohet me Covid-19 te Real Madridi

15:02, 28/07/2021

David Alba ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e tij te madrilenët.

Futbollisti është infektuar me Covid-19, një javë pasi u konfirmua si lojtar i Realit.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit teksa ky është rasti i dytë me virus te madrilenët brenda javës, pas infektimit të sulmuesit Karim Benzema pak ditë më parë.

Klubi madrilen nuk bëri të ditur gjendjen shëndetësore të austriakut, por futbollisti tashmë është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe nuk do të ketë mundësi të zbresë në stërvitje me shokët e ekipit.

Mbetet për tu parë nëse Alaba do ta nisë si titullar ndeshjen e parë të La Liga-s në datën 14 gusht kundër Alaveshit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco