Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vetëm 1 kg e ndan Briken Caljen nga medalja në Lojërat Olimpike

Vetëm 1 kg e ndan Briken Caljen nga medalja në Lojërat Olimpike

14:40, 28/07/2021

Peshëngritësi ynë, Briken Calja, konkurroi në peshën 73kg në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Syri.net.

Në stilin e shkëputjes, 31-vjeçari ngriti 151 kg, duke u renditur në vend të shtatë.

Në shtytje, shtangisti nga Shtërmeni ngre në provën e parë 184 kg.

Në provën e dytë, Calja tenton peshën 188 kg, por nuk ia del dot mbanë.

Në provën e tretë, tentohet pesha 190 kg, të cilën Calja e ngre me sukses.     

Në dygarësh Briken Calja ngre 341 duke u renditur në vend të katërt në klasifikimin e përgjithshëm, vetëm 1 kg larg medaljes së bronzit.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

altini28/07/2021 18:09

O shoku Lul! Po thuaje dhe nje fjale te mire per peshengritesin tone qe arriti nje rezultat shume te mire, vetem 1 kg nga medalja e bronzit. Se per medalistet e arta te Kosoves, pa i vene mire ne qafe medaljet i levdove. Edhe ju te Syrit mos u beni partiake, se ai djali dhe ajo medalja qe per pak arriti ishin per Shqiperine dhe jo per qeverine. Rezultatet e Caljes meritonin shume me teper rreshta nga ato qe i siguruat.

Shto koment

Denonco