Usain Bolt zhgënjehet nga pasardhësit e tij: Xhamajka nuk është në nivelin që kishim ne

Usain Bolt zhgënjehet nga pasardhësit e tij: Xhamajka nuk është në nivelin që kishim ne

12:34, 28/07/2021

Usain Bolt, njeriu që ka shkruar historinë e atletikës, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike, rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, nuk e sheh shumë të mirë këtë Olimpiadë për Xhamajkën.

Ai i përkiste një brezi të artë të sprinterëve që erdhën nga ky vend, që dominuan garat e shpejtësisë (përfshi edhe stafetën) për një dekadë.

Duke folur për “Tokio 2020”, ai shprehet: “Situata aktuale te Xhamajka është zhgënjyese. Për disa Olimpiada kemi patur një grup atletësh shumë të shpejtë dhe dominonim në garat e shpejtësisë. Gjithsesi, situata e tanishme më mërzit.

Shoh që vendet e tjera janë përmirësuar dhe kanë një ekip më të fortë se Xhamajka. Kjo Olimpiadë do të jetë e vështirë për ne. Vendet e tjera po bëjnë mirë, po nuk janë kurrë në nivelin që kemi patur ne disa vite më parë”, tha Bolt, i tërhequr nga sporti 4 vite më parë.

“Kemi shumë talente që duhen mbështetur e stërvitur ashtu si duhet, në mënyrë serioze. Te femrat mendoj se do të marrim ende medalje apo në garat e kërcimeve te meshkujt. Të shohim se si do të jetë kjo Olimpiadë për atletikën xhamajkane. Te femrat shoh më shumë garanci se sa te meshkujt në garat e pistës”, tha Bolt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco