Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Eto’o ironik: Messi luajti me mua jo unë me të

Eto’o ironik: Messi luajti me mua jo unë me të

20:47, 26/07/2021

Samuel Eto’o dhe Lionel Messi formuan një partneritet dinamik gjatë kohës kur argjentinasi po rritej te Barcelona.

Ish-sulmuesi kamerunas është kthyer prapa në kohë duke theksuar se atë botë ai ishte emër më i madh në skenën e futbollit.

Gjatë një interviste në të cilën u pyet për talentin Ansu Fati, Eto’o bëri një koment interesant.

“Jo, ai luajti me mua, është ndryshe” – u shpreh Eto’o me shaka kur gazetari e e pyeti për kohën kr ai luajti me Messin në Barcelonë.

“Messi luajti me mua, unë nuk luajta me Messin. Në kohën time, Messi luajti me mua. Është totalisht ndryshe” – u shpreh ai.

Eto’o tani 40 vjeçar, pas aventurës pesë vjeçare me Barcelonën ishte transferuar te Interi në vitin 2009 për t’i kaluar dy sezone.

Ai luajti futboll aktiv deri në sezonin 2018/19.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco