FSHF kërkesë qeverisë: Hapni stadiumet në kapacitet 100 % për tifozët

FSHF kërkesë qeverisë: Hapni stadiumet në kapacitet 100 % për tifozët

19:05, 26/07/2021

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që stradiumet të hapen plotësisht dhe të mos ketë më kufizime. Institucioni i futbollit, i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke bërë kërkesën zyrtare që të mos ketë më kufizime në impiantet sportive në vend për spektatorët.

Sipas normativave ligjeve aktuale, në stadiume lejohet prania e tifozëve në 30% të kapacitetit të impiantit. Por FSHF në shpresën e saj kërkon që çdo kufizim të hiqet.

Ajo e ka marrë këtë hap duke kujtuar se sa i rëndësishëm do të ishte si për klubet shqiptare të pranishme në kompeticionet ndërkombëtare, ashtu edhe për përfaqësuesen shqiptare që ka në muajt e ardhshëm ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco