Real Madrid mposhtet në provën e parë kundër Rangersit, Ancelottit i duhet shumë punë akoma

Real Madrid mposhtet në provën e parë kundër Rangersit, Ancelottit i duhet shumë punë akoma

21:23, 25/07/2021

Carlo Ancelotti  ka punë për të bërë për të kthyer Realin në nivelet më të larta që pretendohen nga madrilenët. Prova e parë e Realit, miqësorja ndaj Rangers, nuk shkoi siç mendohej, pasi ekipi spanjoll u mund me përmbysje me shifrat 2-1.

Ndeshja filloi me emra si Marcelo, Odrizola, Isko, Odegard, Joviç apo Rodrigo në fushë. Por ishte Rangers që diktoi ritmin, edhe pse Reali shënoi që në minutën e 8 më Rodrigon. Skocezët, falë edhe formës më të mirë fizike, pasi janë përpara me fazën përgatitore, dominuan ndaj ekipit spanjoll dhe nuk ishte rastësi që barazuan me Sakala e përmbysën rezultatin me Iten.

Ndërsa te Reali, ishin të rinjtë e akademisë ata që u paraqitën më mirë se titullarët në pjesën e dytë duke balancuar pak sfidën në fundin e saj. Ndaj trajneri italian duhet të përpiqet të ndryshojë situatën për disa prej atyre të cilët edhe Zidan i kishte gozhduar në stol, pasi ishin shumë larg formës së viteve të mëparshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco