Zhegrova protagonist në ndeshjen hapëse të sezonit me Baselin, jep asist në golin e parë

Zhegrova protagonist në ndeshjen hapëse të sezonit me Baselin, jep asist në golin e parë

20:42, 25/07/2021

Edon Zhegrova ka asistuar si zëvendësues në fitoren e Baselit 2:0 ndaj Grasshoppers në ndeshjen hapëse të sezonit të ri 20121/22 në Superligën e Zvicrës.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova u fut në lojë nga stoli për të asistuar të goli i parë i sezonit për Baselin, i shënuar nga Sebastiano Esposito në stadiumin Letzigrund në Zurich.

Darian Males u largua nga fusha pas përfundimit të pjesës së parë për t’i liruar vend Zhegrovës kur rezultati ishte baras pa gola. 22-vjeçari ndikoi në ndryshimin e rrjedhës së lojës për vizitorët për t’ia shpaguar besimin trajnerit të vet, Patrick Rahmen.

Baseli kaloi në epërsi në minutën e 54-të falë një autogoli nga Leonardo Campana.

Esposito, i cili iu bashkua Baselit nga Interi këtë verë, e dyfishoi epërsinë e Baselit me golin e tij debutues. Sulmuesi i ri italian e futi topin në rrjetë me një goditje me kokë pas harkimi nga Zhegrova në minutën e 70-të.

Baseli e nisi sezonin e ri me fitore dhe mban vendin e parë në javën e parë.

Zhegrova synon që këtë sezon të shpërthejë dhe të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, pasi pati një fushatë të mirë edicionin e kaluar 2020/221 duke i shënuar pesë gola dhe shtatë asiste në 32 ndeshje në të gjitha garat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco