Tokyo 2020/ Humbin zotërit e lojës, Franca gjunjëzon SHBA-në në baskeboll

Tokyo 2020/ Humbin zotërit e lojës, Franca gjunjëzon SHBA-në në baskeboll

19:17, 25/07/2021

Dita e parë në basketbollin për meshkuj në Tokio mbyllet në mënyrën më të paparashikuar të mundshme.

Yjet amerikane të NBA u dorëzuan ndaj Francës, duke humbur me rezultatin 83-76. Një rezultat i papritur dhe katastrofik për amerikanët, që nuk humbnin prej 25 ndeshjesh dhe që nuk prisnin disfatën ndaj një ekipi si ai francez, që po kalonte një periudhë jo shumë të mirë.

Shtetet e Bashkuara paraqisnin yje si Kevin Durand dhe Damian Lillard që zhgënjyen në parket, ndërkohë që i vetëm Holiday nuk mjaftoi përballë performancës së shkëlqyer të francezëve, veçanërisht Fournier që shënoi 28 pikë  dhe Gobert.

Ekipi që ka fituar tre medaljet e fundit të arta pas disfatës ne 2004 ndaj Argjentinës, që e mundi në gjysmëfinale, filloi mirë ndeshjen por me pas organizimi më i mirë  i europianëve ishte vendimtar.

Një sinjal më shumë, që tashmë globalizimi ka mbërritur edhe në lojën e basketbollit, dhe NBA nuk është më një tempull i pakapshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco