Mallkimi ka prekur lojtarët në Uruguai, një tjetër futbollist vret veten

Mallkimi ka prekur lojtarët në Uruguai, një tjetër futbollist vret veten

18:40, 25/07/2021

Uruguai vajton një tjetër futbollist. Emiliano Cabrera është i treti lojtar uruguaian në gjashtë muajt e fundit që i ka dhënë fund jetës.

27-vjeçari luante si mbrojtës i majtë dhe aktivizohej me Villa Teresa, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit vendas.

Shkaku i veprimit drastik nuk dihet, por mediet lokale shkruajnë se motivi lidhet me problemet familjare që ka pasur Emiliano kohët e fundit.

Ovacion raporton se i riu po kalonte momente shumë të vështira dhe shokët e skuadrës kanë vendosur të grumbullojnë para për të paguar shpenzimet e ceremonisë mortore.

Më parë në Uruguai kanë kryer vetëvrasje ish-sulmuesi Santiago Garcia dhe ish-mbrojtësi Williams Martinez. Ky i fundit luante te Villa Teresa bashkë me Cabrera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco