Dështoi me afrimin e Haaland dhe Lewandowskit, Chelsea i vihet pas sulmuesit të Interit

Dështoi me afrimin e Haaland dhe Lewandowskit, Chelsea i vihet pas sulmuesit të Interit

18:02, 25/07/2021

Chelsea pasi dështoi me Lewandowskin dhe Haaland po këmbëngul që të rikthejë në Stamford Bridge sulmuesin belg Romelu Lukaku.

28-vjeçari ishte një nga më të mirët vitin e kaluar në radhët e bomberave, por Inter nuk e shet pa 120 milion euro.

Chelsea që u kurorëzua kampion i Europës për klube e vuan ende mungesën e një sulmuesi pykë pas largimit të Giroud, teksa Werner nuk bind.

Pritet të shihet nëse Abramovich do të surprizojë arkat e klubit zikaltër teksa pas 2 vitesh mund t ë rikthehet sërish në Premier League ku ka luajtur nga viti 2011 deri në 2019.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco