Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Barcelona/ Koeman fiksohet pas Rey Manajt

Barcelona/ Koeman fiksohet pas Rey Manajt

12:33, 25/07/2021

Rey Manaj vijon të magjeps Barcelonën.

Sulmuesi i kombëtares po kalon një formë fantastike, duke shfrytëzuar çdo minutë që mban të veshur fanellën blugrana.

Pas “tripletës” kundër Gimnastic, Manaj fitoi një vend në formacionin titullarë në miqësoren e radhës, atë kundër Girona.

Në minutën e 24-të, sulmuesi kuqezi ndoqi mirë aksionin me një tunel ndaj portierit realizoi golin e dytë për katalunjasit.

Ky ishte goli i katërt për Manaj brenda pak ditësh por testi i dytë u mbyll përpara kohë duke u larguar nga fusha i dëmtuar në minutën e 42-të pas një goditje që kishte pësuar në kokë.

Me paraqitjet e tij në këto dy teste, e ardhmja e Rey Manaj ka marrë një kthesë të fortë. Në skenë për të siguruar shërbimet e tij kanë dalë shumë klube, por në fund, Manaj mund të qëndrojë tek Barcelona.

Sipas mediave spanjollë, trajneri Koeman i ka kërkuar presidentit Laporta të mos e shes sulmuesin kuqezi pasi e sheh si një zëvendësues ideal të Sergio Aguero, një alternativë cilësore pasi Manaj në sytë e Koeman ka karakteristika të ngjashme me ato të sulmuesin argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco