Berat Gjimshiti: Do më pëlqente të isha bërë sulmues

Berat Gjimshiti: Do më pëlqente të isha bërë sulmues

19:27, 24/07/2021

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Atalantës, u intervistua nga “Corriere di Bergamo” dhe mes gjërave që zbuloi ishte e shkuara e tij, sidomos fakti që do të kishte dashur të bëhej sulmues, nëse do të ishte kthyer mbrapa në kohë.

“Do të më kishte pëlqyer të isha bërë sulmues, sepse kisha prirje të sulmoja. Megjithatë, nuk mund të them se më ka ecur keq që u bëra mbrojtës”, tha Gjimshiti.

Kujtojmë që Gjimshiti është te sezoni i tij i katërt tek Atalanta dhe si titullar madje.

Mbrojtësi shqiptar ka arritur nivele tepër të rëndësishme, teksa ka luajtur edhe në Champions League në dy sezonet e fundit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco