VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon golin e parë të sezonit në Çeki

VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon golin e parë të sezonit në Çeki

18:35, 24/07/2021

Kampionati çek i futbollit ka startuar sot me një gol shqiptar.

Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Kristi Qose, ka shkruar emrin e tij si golashënuesi i parë i këtij edicioni, duke tundur rrjetën në barazimin e skuadrës së tij, Karvina.

Ekipi i tij luante ndeshjen e parë të kampionatit në transfertë ndaj Pordubice, por ia doli të gjente shpejt rrugën e rrjetës falë mesfushorit t shqiptar, që në minutën e 6 të duelit.

Karvina fitoi një penallti dhe për ta ekzekutuar atë shkoi si zakonisht Qose, i cili është një ekspert i gjuajtjeve të tilla.

Ai realizoi me qetësi duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij e njëkohësisht duke shkruar emrin si golashënuesi i parë i këtij edicioni në kampionatin e Republikës Çeke.

Për fat të keq, skuadra e mesfushorit shqiptar nuk arriti të administronte avantazhin dhe sfida e sotme u mbyll me barazimin 2-2.

Qose ka qenë rregullisht pjesë e përfaqësueses shqiptare në edicionin e parë nën drejtimin e Edi Rejas. Por që me ndeshjen kundër Francës, ku ai u aktivizua në pjesën e parë, mesfushori nuk ka qenë më protagonist me fanellën kuqezi edhe pse ka luajtur rregullisht me skuadrën e tij në kampionatin çek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco