VIDEO/ Plas sherri në Lojërat Olimpike, lojtari godet me shkopin e hokejit në kokë kundërshtarin

VIDEO/ Plas sherri në Lojërat Olimpike, lojtari godet me shkopin e hokejit në kokë kundërshtarin

18:07, 24/07/2021

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Lojërat Olimpike në disiplinën e hokejit.

Në sfidën midis Argjentinës dhe Spanjës, protagonist u bënë sportistët David Alegre dhe Lukas Rosi.

Ky i fundit bëri një gjest të papranueshëm duke goditur në kokë kundërshtarin me shkopin e hokejit.

Situata u rëndua shumë ku menjëherë pas veprimit të sportistit argjentinas ndërhynë pjesëtarë të dyja kombëtareve duke ndezur dhe më shumë konfliktin.

Por me ndërhyrjen e gjyqtarit çdo gjë u qetësua dhe Rosi u nxor nga loja, teksa momenti aspak i hijshëm është bërë viral.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco