Përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadë, rezultati i gjimnastit Matvei Petrov

Përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadë, rezultati i gjimnastit Matvei Petrov

17:22, 24/07/2021

Gjimnasti rus, Matvei Petrov, i cili përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios në disiplinën e kalit me doreza nuk mundi të kualifikohej direkt në fazën finale, që do të zhvillohet më 1 gusht, pavarësisht se paraqitja e tij ishte shumë e mirë.

Ai u rendit i pari në baterinë e tretë të divizionit të dytë me 14 733 pikë, duke zënë vendin e nëntë mes 65 garuesve.

Vetëm për vetëm 0.33 pikë nuk ia doli të ishte mes të kualifikuarve. 

Sipas përfaqësuesve të delegacionit shqiptar në Tokio, ka ende shpresë për t’u kualifikuar në finale si rezervë e parë, në rast dëmtimesh, arsyesh shëndetësore apo tërheqjeje nga gara të ndonjërit nga 8 të kualifikuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco