Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fiton medalje ari në 'Tokio 2020'

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fiton medalje ari në 'Tokio 2020'

12:13, 24/07/2021

Distria Krasniqi e ka ngritur emrin e saj dhe të Kosovës në nivelin më të lartë sportiv. Të shtunën, xhudistja ka fituar medalje të artë olimpike. 

Krasniqi e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet. Në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki.

Gjithashtu, pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu, edhe pse me pak vështirësi. Xhudistja kosovare u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi Medaljen e Artë në Rio 2016.

Majlinda dhe sportistët e tjerë do të garojnë ditëve në vijim, çka do të thotë se Kosova ka shanse të kthehet nga Tokio edhe me të tjera medalje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco