Refuzoi 8 milion euro nga Milani, Gigio Donnarumma do fitojë më pak te PSG!

Refuzoi 8 milion euro nga Milani, Gigio Donnarumma do fitojë më pak te PSG!

12:10, 24/07/2021

Një lajm i bujshëm po qarkullon për ish-portierin e Milanit, Xhanluixhi Donaruma.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze “L’Equipe”, portieri i cili u shpall kampion Europe me Italinë në EURO 2020, do të përfitojë tek PSG pagë më të ulët se sa i kishte kërkuar Milanit.

Sipas prestigjiozes franceze, ai do të përfitojë 7 milionë euro neto nga 8 milionë euro që i kishte kërkuar Milanit për rinovimin e kontratës.

Të paktën për momentin Donaruma do të përfitojë më pak se Kejlor Navas, i cili ishte portieri titullar i parizienëve në sezonet e fundit dhe i cili vetëm disa muaj më parë rinovoi deri në 2024 për 12 milionë euro, rreth 8,2 milionë euro neto falë ndihmës fiskale nga i cili përfiton si rezident i ri në Francë, diçka që italiani nuk mund ta bëjë akoma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Andi24/07/2021 13:01

…Kujdes Xhixhi, francezët jane te rrezikshëm!!!

Shto koment

Denonco