PSG vendos përfundimisht për të ardhmen e Poçetinos

PSG vendos përfundimisht për të ardhmen e Poçetinos

21:12, 23/07/2021

Nuk ka më dyshime, PSG-ja ka vendosur që të vazhdojë t’i besojë skuadrën trajnerit Mauricio Poçetino.

Poçetino ka firmosur kontratën e re e cila e mban lidhur me parisienët deri në vitin 2023. 49-vjeçari u emërua në krye të klubit francez në janar të këtij viti duke zënë vendin e Unai Emeri.

Nën drejtimin e Poçetinos, PSG-ja arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mundur skuadra si Barcelona dhe Bajern Mynih ndërsa në kampionat u rendit e dyta pas Liles.

Një kontratë 2-vjeçare për argjentinasin dhe stafin e tij, teksa merkatoja në Paris ka “vluar” nga afrimet e emrave si Donaruma, Ramos, Hakimi e Uajnaldum.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco