I mundi Laçi, Craiova shkarkon të gjithë stafin teknik

I mundi Laçi, Craiova shkarkon të gjithë stafin teknik

18:06, 23/07/2021

Humbja e ndeshjes përballë Laçit në “Elbasan Arena” ka qenë fatale për trajnerin grek të Kraiovës, Marinos Uzunidis i cili është shkarkuar nga puna ditën e sotme.

Drejtuesit e klubit nuk e kanë përtypur disfatën ndaj kurbinasve duke marrë një vendim ekstrem për të ardhmen e trajnerit grek. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare. Në këtë mënyrë nga klubi largohet dhe Bledar Kola i cili është pjesë e pandashme e teknikut Uzunidis.

Të gjithë në Rumani ishin me sy nga kundërshtari në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti, por harruan që njëherë duhet kaluar Laçi, me kurbinasit që zhvilluan një paraqitje dinjitoze përballë një kundërshtari shumë të vështirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco