Fatlumët e Juventusit, Alegri zgjedh katër të paprekshmit e skuadrës

Fatlumët e Juventusit, Alegri zgjedh katër të paprekshmit e skuadrës

17:37, 23/07/2021

Në kokën e Alegrit idetë janë të qarta dhe po ashtu “besnikët” nga të cilët nuk ka në plan të heqë dorë. Bonuçi, Kuadrado, Kieza e Dibala janë themeli, por fillimisht le të sqarojmë detajet.

MESFUSHA – Vitin e kaluar, mesfusha dha sinjale pozitive me Bentankurin, Mekenin dhe Arturin, kur ky i fundit ishte mirë. Më pas filluan dëmtimet dhe Pirlo e pa veten të detyruar të ndryshonte, qoftë për arsye teknike, ashtu edhe për çështje manovre. Me Arturin ende të dëmtuar, Mekeni dhe Bentankur i ofrojnë besueshmëri Alegrit, ndaj dyshja mund të jetë pjesë e bazës prej 7-8 lojtarësh që do të jenë të paprekshëm për shumicën e sezonit.

Bërthama- Ronaldo nuk mund të komentohet, aq më tepër që të dielën do të zbarkojë në Torino e më pas do të qartësohet çdo dyshim në lidhje me të ardhmen. Për momentin, portugezi duket i fokusuar te “Zonja e Vjetër” pavarësisht se duket e vështirë që të vijojë të përballojë minimalisht 40 ndeshje në sezon. Në skadencë kontrate, por diskutim i ngjashëm edhe për Paulo Dibalën. Rikthimi i Alegrit pritet t’i riktheje shkëlqimin e dikurshëm, pavarësisht se dëmtimi i orëve të fundit i ka ngadalësuar procesin e gjetjes së formës.

Ronaldo dhe Dibala cilësohen sit të paprekshëm dhe duket se do jenë bërthama e sezonit 2021-2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco