Rezultatet e Dritës dhe Prishtinës, Kosova merr një superlajm

Rezultatet e Dritës dhe Prishtinës, Kosova merr një superlajm

10:46, 23/07/2021

Drita nuk u thye dot nga Feyenoordi dhe mori një barazim me shumë vlerë ndaj gjigantit holandez.

“Intelektualët” zhvilluan një ndeshje fantastike ndaj skuadrës së madhe holandeze, duke luajtur pa gola, 0:0

Nga ana tjetër, edhe Prishtina shkëlqeu të martën kur mposhti 4:1 skuadrën e Nommah’s Quay Nomads në Ligën e Konferencës.

Falë këtyre rezultateve nga skuadrat kosovare, tani futbolli i Kosovës e ka marrë një superlajm.

Kosova është ngritur për 12 vende në listën e koeficientëve të klubeve evropiane.

 

Nga vendi i 48-të, Kosova tani ndodhet në vendin e 36-të.

Kështu, Kosova ka lënë pas vetes shtetet si Shqipëria, Irlanda e Veriut, Lituania, Maqedonia e Veriut, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco