Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Trajneri i Baselit: Të tregojmë seriozitet ndaj Partizanit në ndeshjen e kthimit

Trajneri i Baselit: Të tregojmë seriozitet ndaj Partizanit në ndeshjen e kthimit

10:27, 23/07/2021

Trajneri i Baselit ka vlerësuar me nota pozitive skuadrën e tij pas fitores së pastër 3-0 kundër Partizanit, por u ka bërë thirrje futbollistëve se nuk dëshiron të shohë më në të ardhmen përgjumje si ajo që pa në pjesën e dytë.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe për sa kohë ishim të përqendruar, nuk rrezikuam asgjë. Më pëlqeu skuadra, me përjashtim të disa minutave pas golit të dytë.

Ishte një përgjumje e panevojshme ndaj një kundërshtari, që mund të shënonte në çdo moment. Në Europë këto janë gjëra që nuk duhen nënvlerësuar.

Mendoj se kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, por duhet të tregojmë seriozitet maksimal edhe në ndeshjen e kthimit pas një jave”, deklaroi Patrik Rahmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco