Rei Manaj tundi rrjetën tre herë, flet trajneri Barcelonës pas ndeshjes

Rei Manaj tundi rrjetën tre herë, flet trajneri Barcelonës pas ndeshjes

11:22, 22/07/2021

Debutimi i Rei Manajt me tre gola në sfidën e parë me Barcelonën, me siguri ka kënaqur edhe Ronald Kuman, të cilit i nevojitej një nisje e mirë e sezonit. Por ai ka preferuar që të mos flasë me emra të përveçëm pas sfidës, edhe pse shqiptari bëri diferencën për ekipin e tij duke shënuar tre gola.

“E rëndësishme është që të gjithë luajtën 45 minuta dhe morën përgatitje fizike. Kishte dy pjesë loje të ndryshme, me kundërshtarin që luajti me 10 lojtarë. Është një rezultat i mirë dhe diçka mjaft pozitive.

Të gjithë janë kthyer mirë nga pushimet dhe jemi përgatitur fort. Kjo është ndeshja jonë e parë dhe duhet të bëjmë përgatitje fizike. Të gjithë kanë patur mundësinë të tregojnë vlerat e tyre, sidomos të rinjtë, edhe pse nuk dua të përmend emra. Ishte një ndeshje e mirë dhe duhet ta pranoj se ishte pak e çuditshme teksa shihnim tifozë në stadium. Për fat të mirë gjërat po fillojnë të kthehen në normalitet. Më pëlqeu prania e tifozëve dhe u pëlqeu edhe lojtarëve. Duartrokasin, ndihmojnë, ia kishim ndjerë shumë mungesën”, tha Kuman pas sfidës që skuadra e tij fitoi me shifrat 4-0.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

ELIOT 25/07/2021 20:18

REY MANAJ E MERITON .. PO LUAN SHUME MIRE DHE KA BERE PROGES ...PUNO DHE MBAI KEMBET NE TOKE ...REY ....BRAO

Shto koment

Denonco