Spalletti: ‘Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur, edhe nëse duhet ta lidhim me zinxhirë’

Spalletti: ‘Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur, edhe nëse duhet ta lidhim me zinxhirë’

09:14, 22/07/2021

Takimi i parë midis trajnerit Luciano Spalletti dhe tifozëve napolitanë, të cilët mbërritën në Trentino për të parë ekipin e zemrës në punë, u zhvillua në Dimaro, shtëpia e grumbullimit të Napolit. Trajneri nga Certaldo menjëherë preku një temë “të nxehtë”, siç është ajo që lidhet me të ardhmen e Kalidou Koulibaly. Spalletti duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta mbajtur mbrojtësin senegalez: “Për ta mbajtur atë, jam gati të lidhem me zinxhirë diku”.

Mbi punën e ndërtimit të një skuadre konkurruese, Spalletti ia kalon topin Cristiano Giuntoli, por siguron një tregues të rëndësishëm të numrit të lojtarëve që do të dëshironte të kishte në dispozicion: “Për merkaton do t’ju fliste më mirë Giuntoli, nëse do të ishte këtu. Ai është një profesionist në këtë sektor. Nga këndvështrimi im, e përsëris se do të përballeni me më shumë gara dhe vështirësi gjatë sezonit. Duhet të kemi një grup prej 20 lojtarësh, plus tre portierë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco