Marrin fund dyshimet, Bekim Balaj prezantohet te klubi i ri

Marrin fund dyshimet, Bekim Balaj prezantohet te klubi i ri

22:00, 21/07/2021

Bekim Balaj i ka dhënë fund të gjithë dilemave për të ardhmen e tij, duke hedhur firmën në kontratën me klubin e tij të ri.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare stërvitej prej ditësh me Nizhni Novgorod, skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit rus, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Balajt i përfundoi kontrata me Shturm Grac dhe prej dy muajsh ishte në kërkim të një sistemimi të ri, me disa skuadra të Superiores që u munduan që të nisnin kontaktet me sulmuesin.

Emri i tij u përfol shpesh pranë Vllaznisë, por 30-vjeçari e hodhi poshtë një mundësi të tillë pasi dëshironte të vazhdonte karrierën jashtë vendit tonë.

Sot, ai është prezantuar si lojtari i ri i Nizhni dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur që në ndeshjen e parë të kampionatit rus në këtë fundjavë ndaj Sochi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco