Duro vlerëson kundërshtarin e Conference League: Skuadër me kualitete

Duro vlerëson kundërshtarin e Conference League: Skuadër me kualitete

19:35, 21/07/2021

Laçi do të përballet ditën e nesërme me rumunët e Universitatea të Kraiovës për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kurbinasit eliminuan Podgoricën në turin e parë duke përmbysur gjithçka në sfidën e dytë me një lojë fantastike dhe rezultat 3-0.

Trajneri Shpëtim Duro u shpreh se objektivi kryesor i Laçit ishte kalimi i një turi, duke mbajtur kurbinasit me këmbë në tokë.

“Ishte objektivi ynë kryesor kalimi i një turi dhe fitorja me Podgoricës, akoma më shumë përmbysja e rezultatit dhe loja e mirë që treguam, na ka çliruar nga ana psikologjike.

Në raundin tjetër, skuadra e Kraiovës, është shumë e fortë dhe ishte pretendent kryesor për të fituar titullin kampion në Rumani. Është një skuadër me kualitete, ka elementë të ekipit kombëtar. Vështirësia e kësaj ndeshjeje dihet, por kam besim se do paraqitemi mirë”, u shpreh Duro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco