Lajmi i fundit

EMRI- FOTO/ Në kërkim për vrasje, ja kush është i plagosuri me tre plumba nga RENEA në Shkodër

Interi anulon papritur turneun ‘Florida Cup’, shmang udhëtimin në Amerikë

Interi anulon papritur turneun ‘Florida Cup’, shmang udhëtimin në Amerikë

19:02, 21/07/2021

Mbrëmjen e kaluar, Arsenali bëri me dije anulimin e pjesëmarrjes në turneun veror “Florida Cup” ku do të merrnin pjesë Interi, Everton dhe Milionarios.

Arsyeja e tërheqjes nga ana e londinezëve ishin disa raste pozitive me Covid-19 në skuadër, duke mos rrezikuar përhapjen e virusit.

Por, të njëjtën gjë ka bërë dhe Interi, e cila ka hequr dorë nga udhëtimi drejt Amerikës duke e anuluar pjesëmarrjen në turne.

Sipas “Sky Italia”, ky vendim nga klubi zikaltër vjen pas rritjes së rasteve ne Covid-19 në Amerikë, veçanërisht në Florida ku do të luhej turneu dhe Inzagi nuk kërkon të rrezikojë shëndetin e futbollistëve, por mund dhe se i gjithë interesi i tifozëve ishte pikërisht tek ndeshja Inter-Arsenal, ndërkohë zikaltrit do të kërkojnë një tjetër rival të fortë për të matur forcat.

Sipas gjasave, turneu tani do të vazhdojë të luhet përsëri duke bërë që Everton me Milionarios  të ndeshet dy herë me njëra-tjetrën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco