Përballja kokë më kokë/ Ja kush janë dy brazilianët në sfidë me njëri-tjetrin në ndeshjen Basel-Partizani

Përballja kokë më kokë/ Ja kush janë dy brazilianët në sfidë me njëri-tjetrin në ndeshjen Basel-Partizani

18:45, 21/07/2021

Përballja mes dy skuadrave në sfidën e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës, Baselit dhe Partizanit, do të shihet me mjaft kureshtje.

Kjo sfidë do luhet në “St. Jakob Park”, në stadiumin gjigant të Baselit.

Nuk do jetë vetëm një duel mes dy skuadrave, por dhe përballja e brazilianëve, Kabral dhe Zhunior, të cilët mbajnë peshën kryesore për realizimin e një goli për të dyja skuadrat.

KABRAL – Është vetëm 23 vjeç dhe vlerësohet plot 8 milionë euro nga “Transfermarkt”. Artur Kabral iu bashkua Baselit nga skuadra e Palmeiras. Klubi zviceran pagoi 4.4 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, i cili menjëherë u përshtat në Zvicër dhe mori rolin e liderit.

74 ndeshje ka luajtur Kabral me skuadrën e Baselit, duke shënuar 38 gola dhe duke asistuar 9 të tjerë. Një goleador i lindur dhe në një moshë shumë të re, sulmuesi me shumë gjasa mund të luajë edhe në një kampionat më elitar në të ardhmen.

Pa diskutim një problem i madh për mbrojtjen e Partizanit.

ZHUNIOR – Ndoshta nuk është më një djalosh i ri, por Stenio Zhunior mbetet një futbollist që vrapon në çdo cep të fushës dhe që lufton shumë për skuadrën. Në dy sfidat kundër Sfintulit, shënoi 4 gola dhe asistoi tre të tjerë, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i “demave”.

Në 18 ndeshje me Partizanin, Zhunior ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 5 të tjerë, duke pasur një mesatare të frikshme.

Pa diskutim që do të jetë një duel tepër interesant mes dy sulmuesve brazilianë, që do të sfidojnë njëri-tjetrin për të vulosur se kush do të jetë sulmuesi protagonist i sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco